Home LAJME Presidentja Osmani: Epopeja e UÇK-së është testament i përjetshëm

Presidentja Osmani: Epopeja e UÇK-së është testament i përjetshëm

0
Presidentja Osmani: Epopeja e UÇK-së është testament i përjetshëm

Në ditën e parë të Epopesë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, presidentja Vjosa Osmani e ka përkujtuar këtë ngjarje, duke e quajtur testament të përjetshëm.

“Epopeja e UÇK-së, është një testament i përjetshëm i qëndresës, i sakrificës dhe i pathyeshmërisë së popullit tonë!”- ka shkruar ajo.

5, 6, dhe 7 marsi shënojnë përvjetorin e rënies së komandantit legjendar Adem Jasharit, familjes së tij dhe Jasharëve të tjerë.

Që nga viti 1991 deri më 1998, Prekazi dhe disa zona të Drenicës ishin rrethuar disa herë nga forcat policore, ushtarake e paraushtarake serbe.

Më 30.12.1991 ishte kryer sulmi i parë ndaj familjes Jashari, ndërsa sulmin e dytë forcat paramilitare serbe e kryen në muajin janar 1998.

Më 22.01.1998 forcat serbe e sulmuan familjen Jashari, por edhe kësaj beteje, fëmijët dhe gratë e familjes Jashari i kanë rezistuar. Megjithatë, në këtë betejë që ka zgjatur afër 30 minuta, të plagosura kanë mbetur Iliriana, vajza e Rifat Jasharit dhe Selvetja, vajza e Hamzë Jasharit.

Sulmi i tretë, që ka ndodhur më 5, 6 dhe 7 mars të vitit 1998 u ka marrë jetën e 55 njerëzve në fshatin Prekaz, 22 prej të cilëve ishin familjarë të ngushtë të Adem Jasharit.
Këtij sulmi i ka mbijetuar vetëm Bashkimi, djali i Rifatit, i cili ia ka dalë që mes datës 5-6 mars të largohej nga rrethimi dhe arrin t’i shpëtojë sulmit, si dhe Besarta, vajza e Hamzës, e cila ka parë dhe përjetuar tmerrin derisa ishin duke u vrarë anëtarët e familjes së saj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here