Policia e Kosovës ka arritur që të identifikojë dhe të ndalojë dy persona nën dyshimin se kanë bërë bartje të lëndës drunore nga territori i Serbisë për në territorin e Kosovës, saktësisht në rajonin e fshatit Nishevc të Prishtinës.
Sipas një njoftimi të Policisë bëhet e ditur se për rastin është njoftuar prokurori dhe në koordinim me të është iniciuar rasti nën dyshimin për kryerjen e dy veprave penale ‘kalim i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare’ dhe ‘kontrabandë me mallra,thuhet në njoftim nga Policia.
