Sot kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur në takim zyrtarët e Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit, të Administratës së Parkut Kombëtar “Sharri” dhe sektorit për Mbikëqyrje dhe Kontroll.
Temë diskutimi në këtë takim ishte ndërtimi i një qendre informative në Prevallë, në prona të komunës së Prizrenit, si dhe ngritja e vetëdijes për ruajtjen e pasurisë natyrore dhe përmirësimi i shërbimeve për vizitorët, që synon mbrojtjen dhe zhvillimin e qëndrueshëm të Parkut të rëndësishëm Kombëtar “Sharri”.