Home LAJME Haga njofton vazhdimin e “gjahut” ndaj ish-eprorëve të UÇK-së

Haga njofton vazhdimin e “gjahut” ndaj ish-eprorëve të UÇK-së

0
Haga njofton vazhdimin e “gjahut” ndaj ish-eprorëve të UÇK-së

Zyra e Prokurorit të Specializuar ka konfirmuar se aktualisht është duke kryer operacione në Kosovë.

Përmes një njoftimi për medie thuhet se operacionet e ZPS-së po kryhen me mbështetjen e Policisë së Kosovës dhe EULEX-it, shkruan Reporteri.net.

Mëngjesin e ditës së sotme, në zyrat e Partisë Demokratike të Kosovës kanë shkuar zyrtarë të EULEX-it.

Jashtë objektit ndërkaq shihen zyrtarët e policisë së Kosovës.

E ndërkohë, një ditë pas transferimit të Thaçit në Hagë, policia e EULEX-it kanë zbarkuar edhe në shtëpitë e Thaçit dhe Veselit.

Dje krerët e UÇK-së Thaçi, Krasniqi e Selimi në orët e pasditës janë nisur drejt Hagës, me ç’rast presidenti Thaçi dha dorëheqje meënjherë pas njoftimit nga gykatësi për konfirmimin e aktakuzës.

Kurse, dje Vjosa Osmani mori udhëheqësinë e Presidencës, duke u bërë gruaja e dytë në Kosovë që mban këtë post.

Ndërsa, dy ditë më parë forcat policore të EULEX-it e arrestuan zëdhënësin e Shtabit të UÇK-së, Jakup Krasniqin. /Reporteri.net

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here