Home LAJME Konfiskohen mbi 15 mijë euro dhe kartela për lojëra të fatit, Prokuroria kërkon paraburgim për 10 të dyshuar në Suharekë

Konfiskohen mbi 15 mijë euro dhe kartela për lojëra të fatit, Prokuroria kërkon paraburgim për 10 të dyshuar në Suharekë

0
Konfiskohen mbi 15 mijë euro dhe kartela për lojëra të fatit, Prokuroria kërkon paraburgim për 10 të dyshuar në Suharekë

Prokuroria Themelore në Prizren ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Prizren caktimin e masës së paraburgimit për dhjetë persona të dyshuar, përfshirë pronarin e një kafeterie dhe nëntë të tjerë, të cilët dyshohen për organizimin e skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm.

Kërkesa për paraburgim ka ardhur pas një operacioni policor që ka çuar në arrestimin e të dyshuarve të përfshirë në aktivitete të paligjshme në Suharekë.

Sipas Prokurorisë, më 28 shkurt 2025, në orën 23:00, gjatë një operacioni në kafeterinë “R.G.Z” në Suharekë, janë gjetur prova të aktivitetit të paligjshëm të lojërave të fatit.

Pronari i kafeterisë, L.R., dyshohet se ka organizuar dhe marrë pjesë në organizimin e lojërave të fatit, duke përdorur lokalin për këtë qëllim, në kundërshtim me Ligjin Nr. 06/L-155 për ndalimin e lojërave të fatit.

Gjatë kontrollit, zyrtarët policorë kanë sekuestruar 208 letra, 96 kartela me mbishkrimin AliExpress me barcode,  të cilat dyshohet se janë kartela për lojërat e fatit online si dhe një shumë prej 15.260 eurosh dhe 1.200 franga zvicerane.

“Gjithashtu, tek i pandehuri L.R., – pronari i lokalit të lartcekur janë gjetur letra në sasi prej tremijë e treqind e njëzet e gjashtë (3326 copë), të cilat janë përdorur për lojë bixhozi natën kritike”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Të dyshuarit, përfshirë L.R., P.B., B.Q., F.C., B.K., P.Sh., N.R., S.B., R.A., dhe M.Sh., janë arrestuar dhe ndodhen në ndalim 48-orësh që nga 1 marsi 2025.

Ata dyshohet se kanë vepruar në bashkëkryerje dhe kanë shkelur rregullat e ligjit për organizimin e lojërave të fatit të paligjshme.

Prokuroria Themelore në Prizren ka theksuar angazhimin e saj të vazhdueshëm në luftën kundër kriminalitetit dhe forcimin e sundimit të ligjit, duke e siguruar se do të vazhdojë të ndërmarrë hapa të tjera për ndëshkimin e atyre që bien ndesh me ligjin. /Telegrafi/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here