Home LAJME Hoti: Kosova të kthehet në Shtëpinë e Bardhë, është e vetmja derë ku duhet trokitur

Hoti: Kosova të kthehet në Shtëpinë e Bardhë, është e vetmja derë ku duhet trokitur

0
Hoti: Kosova të kthehet në Shtëpinë e Bardhë, është e vetmja derë ku duhet trokitur
President Donald Trump listens to Kosovar Prime Minister Avdullah Hoti during a signing ceremony with Serbian President Aleksandar Vucic, in the Oval Office of the White House, Friday, Sept. 4, 2020, in Washington. (AP Photo/Evan Vucci).Donald Trump,Avdullah Hoti

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se Kosova duhet sa më parë të kthehet në Shtëpinë e Bardhë, duke potencuar se shtatori i vitit 2022 nuk duhet mbetet momenti i vetëm kur vendi ynë u nderua dhe u respektua nga ajo.

Hoti në një postim në Facebook, thotë se qeveria e ardhshme e Kosovës duhet me patjetër të jetë proamerikane, profesionale e me program të qartë, e mbi të gjitha e guximshme për të marrë vendime të mëdha që e nxjerrin vendin nga bataku ku është futur vitet e fundit.

“Kosova duhet sa më parë të kthehet në Shtëpinë e Bardhë, që është e vetmja derë ku duhet trokitur për të siguruar njohje e anëtarësime të reja, për projekte madhore infrastrukturore e energjetike, për anëtarësim në NATO e në organizata të tjera, dhe për të marrë garancitë për siguri kombëtare. Shtatori i vitit 2020 nuk duhet të mbetet momenti i vetëm kur Kosova u nderua dhe u respektua nga Shtëpia e Bardhë. Qeveria e ardhshme e Kosovës duhet të jetë qartë proamerikane, profesionale e me program të qartë, e mbi të gjitha e guximshme për të marrë vendime të mëdha që e nxjerrin vendin nga bataku ku është futur vitet e fundit”, ka shkruar Hoti

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here