Home LAJME Presidentja Osmani uron muajin e Ramazanit: Le të shërbejë ky muaj si një moment bashkimi dhe kujdesi

Presidentja Osmani uron muajin e Ramazanit: Le të shërbejë ky muaj si një moment bashkimi dhe kujdesi

0
Presidentja Osmani uron muajin e Ramazanit: Le të shërbejë ky muaj si një moment bashkimi dhe kujdesi

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar besimtarët mysliman për muajin e shenjtë të Ramazanit.

Osmani ka thënë se Ramazani është një muaj reflektimi, sakrifice dhe solidariteti që bartë në vete vlera të thella të përkushtimit, durimit dhe mëshirës.

“Muaji i shenjtë i Ramazanit bartë në vete vlera të thella të përkushtimit, durimit dhe mëshirës. Ky është një muaj reflektimi, sakrifice dhe solidariteti, ku përmes agjërimit dhe lutjeve forcohet lidhja me besimin dhe me njëri-tjetrin. Ju uroj një Ramazan të begatë e të mbushur me paqe, harmoni dhe dashuri. Le të shërbejë ky muaj si një moment bashkimi dhe kujdesi për më të afërmit dhe për ata që kanë më shumë nevojë. Agjërim të lehtë dhe të pranuar!”, shkroi e para e vendit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here