Home LAJME Moti këtë fundjavë, i vranët dhe me reshje shiu

Moti këtë fundjavë, i vranët dhe me reshje shiu

0
Moti këtë fundjavë, i vranët dhe me reshje shiu

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të shtunën do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe herë pas herë me riga shiu.

Temperatura minimale do të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-11 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1-5m/s.

Ndërsa, të dielën do të mbajë mot kryesisht i vranët por sa i përket temperaturave parashihet ulje, kryesisht në vlerat e maksimaleve. Minimalet do të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 3-6 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-7m/s.

IHMK shton se sipas kalendarit meteorologjik, nesër fillon stina e pranverës meteorologjike, e cila do të zgjasë deri me 31 maj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here