- Reklama -

Tërnava uron besimtarët për muajin e shenjtë: Të përfitojmë sikur të jetë Ramazani i fundit që përjetojmë

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim Tërnava, i është adresuar opinionit publik dhe gjithë besimtarëve myslimanë me mesazh urimi me rastin e fillimit të muajit të bekuar Ramazan.

Tërnava tha se Ramazani është një muaj madhështor, në të cilin shumëfishohen veprat e mira dhe falen mëkatet për ata që agjërojnë dhe falin namazin me besim dhe devotshmëri.

- Reklama -

“Sonte me faljen e namazit të taravive e me ngrënie e syfyrit në agimin e nesërm besimtarët muslimanë nisin ibadetin e agjërimit të muajit të bekuar të ramazanit. Sonte kemi natën e madhe të Ramazanit ku me këtë rast kam kënaqësinë që në emër të BIK të drejtohem me përkushtimin dhe urimet më të mira me bindjen dhe shpresën që ta presim dhe përjetojmë agjërimin e muajit të bekuar me përkushtim, me lutje, ibadete, bamirësi dhe solidaritet”, ka theksuar ai.

“Me rastin e fillimit të këtij muaji të bekuar, këshilloj vëllezërit dhe motrat e mi kudo që janë që të kenë frikë nga Zoti i Madhëruar, të garojnë në vepra të mira, të urdhërojnë njëri-tjetrin për të bërë mirë, të jenë të durueshëm ta ruajnë unitetin e të mos përçahen, të bashkëpunojnë në mirësi, urtësi dhe devotshmëri, si dhe të ruhen nga të gjitha ato mëkate që Zoti i ka ndaluar. Kjo ngase Ramazani është një muaj madhështor, muaj në të cilin shumëfishohen veprat e mira dhe falen mëkatet për ata që agjërojnë dhe falin namazin me besim dhe devotshmëri, duke kërkuar kështu shpërblimin për punët e tyre”, ka theksuar Myftiu.

“Duke e bërë agjërimin në formën më të mirë, besimtari e fisnikëron moralin, durimin, bujarinë dhe përpjekjet në atë që e kënaq Zotin. Muaji Ramazan është një mundësi që vjen vetëm një herë në vit, andaj ta shfrytëzojmë këtë mundësi dhe të përfitojmë prej tij, sikur të jetë Ramazani i fundit që do ta përjetojmë. Urime, shëndet dhe mbarësi për të gjithë besimtarët kudo që janë! Agjërim të lehtë dhe të pranuar te Zoti”, tha ai.

/GazetaSinjali/

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Punime në rrjet, KEDS njofton se nesër do të ketë ndërprerje të rrymës në Korishë dhe disa vende të tjera

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Riho Terras, pritet të emërohet raportuesi i ri i PE-së për Kosovën

Eurodeputeti nga Estonia, Riho Terras, pritet të emërohet raportues...

Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort