- Reklama -

Gjykata e Lartë lë në burg ish-presidentin, Ilir Meta

Në Shqipëri, Gjykata e Lartë rrëzoi sot kërkesën e ish-presidentit, Ilir Meta, për ndryshimin e masës së sigurisë, duke lënë në fuqi arrestin e tij me burg dhe masën “detyrim paraqitje” ndaj deputetes Monika Kryemadhi.

Zoti Meta u arrestua më 21 tetor të vitit të kaluar, nën dyshimet për disa vepra penale, “korrupsion” në 3 raste, “pastrim parash” dhe “fshehje të pasurisë”. Hetimet ndaj tij përfshijnë disa çështje, që nga kontrata CEZ-DIA për mbledhjen e borxheve të energjisë elektrike, te një kontratë lobimi të LSI-së me një kompani në Shtetet e Bashkuara, dyshimet për favorizimin e një kompanie vendase në fushën e telefonisë celulare, apo dhe të një sipërmarrësi shqiptaro-amerikan, për një marrëveshje interkoneksioni në fushën e telekomunikacionit, dyshime për blerjen me para të pajustifikuara nga burime të ligjshme të një apartamenti në Tiranë si dhe mosdeklarim të shpenzimeve mjekësore.

- Reklama -

Në një audio mesazh të shpërndarë pas vendimit të Gjykatës, zoti Meta reagoi duke e konsideruar atë një “pengesë fiktive” për të ecur me shpejt drejt Gjykatës të së drejtave të Njeriut në Strasburg. Ai ka akuzuar Prokurorinë e Posaçme se ka vepruar nën urdhrat e kryeministrit Edi Rama për të goditur opozitën dhe Partinë e Lirisë, së drejtuar prej tij, në prag të zgjedhjeve parlamentare. Në audio mesazhin e tij, i bëhet thirrje shqiptarëve që të votojnë më 11 maj për të “rrëzuar rrëgjimin e narkoshtetit”.

Avokati i tij në mënyrë të përsëritur e ka konsideruar të paarsyeshme mbajtjen e zotit Meta në burgim, përsa kohë nuk ka asnjë rrezik për prishjen e provave, të cilat sipas tij janë mbledhur tashmë nga prokuroria./VOA

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Punime në rrjet, KEDS njofton se nesër do të ketë ndërprerje të rrymës në Korishë dhe disa vende të tjera

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Riho Terras, pritet të emërohet raportuesi i ri i PE-së për Kosovën

Eurodeputeti nga Estonia, Riho Terras, pritet të emërohet raportues...

Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort