Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka njoftuar për anulimin e procedurës së prokurimit për renovimin e stadiumit “Adem Jashari” në Mitrovicë, renovimin e stadiumit të qytetit në Gjilan dhe ndërtimin e stadiumit të qytetit në Pejë.
Sipas MKRS-së janë anuluar “njoftimet paraprake” që ishin publikuar pak kohë më parë.
Pasi në disa media u publikua si lajm që këto tenderë janë anuluar, MKRS ka dalë me njoftim duke thënë se nuk janë anuluar procedurat.
“Lidhur me raportimet e fundit të mediave për anulimin e procedurave për stadiumin e Pejës, Mitrovicës dhe Gjilanit, sqarojmë se ato nuk janë anuluar. Sa i përket stadiumeve në Gjilan dhe Pejë, proceset janë në fazën e vlerësimit si procedura të rregullta dhe MKRS do të dalë me rezultate në ditët në vijim. Po ashtu, sqarojmë se asnjë kontratë ekzistuese nuk është anuluar”, thuhet në njoftimin e MKRS-së.