Home LAJME Kurti diskutoi për zgjedhjet edhe me të ngarkuarën me punë në ambasadën e ShBA-së, Anu Pratipatti

Kurti diskutoi për zgjedhjet edhe me të ngarkuarën me punë në ambasadën e ShBA-së, Anu Pratipatti

0
Kurti diskutoi për zgjedhjet edhe me të ngarkuarën me punë në ambasadën e ShBA-së, Anu Pratipatti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka takuar të enjten edhe të ngarkuarën me punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati. Zyra e kryeministrit ka njoftuar se zgjedhjet kanë qenë tema e diskutimit mes tyre.

Sipas njoftimit, gjatë takimit është diskutuar edhe për hapat drejt formimit të institucioneve në legjislaturën e nëntë.

Zyra e kryeministrit ka theksuar tutje se Kurti ka thënë që përderisa po pritet përfundimi i numërimit të votave, “Qeveria po vazhdon punën e saj të përditshme në përmbushjen e detyrave e përgjegjësive dhe shërbimin ndaj të gjithë qytetarëve, pa dallim”.

Kurti ka falënderuar Prattipatin edhe për kontributin e madh dhe mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-së për Kosovën, thuhet në njoftim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here