- Reklama -

Orav: Mbi 880 milionë euro në dispozicion për zbatimin e Agjendës së Reformave të Kosovës

Zyra e Bashkimit Evropian ka shënuar sot Ditën Ndërkombëtare të OJQ-ve, duke dhënë dhe një lajm se janë mbi 880 milionë euro në dispozicion për zbatimin e Agjendës së Reformave të Kosovës.

Ambasadori i BE-së në Kosovë, Aivo Orav, theksoi rëndësinë e organizatave të shoqërisë civile dhe mediave në fuqizimin e demokracisë dhe procesin e integrimit evropian të Kosovës.

- Reklama -

Ai vlerësoi rolin e tyre si partnerë kyç dhe theksoi se Kosova është me fat që i ka.

“Sot jemi këtu, në Ditën Botërore të OJQ-ve, për t’u dhënë rëndësinë e merituar organizatave të cilat udhëhiqen nga interesi publik dhe e mira e përbashkët, atyre që sjellin ndryshime shoqërore dhe avokojnë për të drejtat dhe mirëqenien e popullsisë.

Sot kemi ftuar organizatat që kanë marrë një grant nga BE-ja në vitin 2024. Megjithatë, BE-ja ka mbështetur një numër të madh organizatash të shoqërisë civile dhe mediave gjatë dy dekadave të fundit. Në mënyrë të pashmangshme, ju jeni gjithashtu një partner i paçmuar në procesin e anëtarësimit të Kosovës në BE, jo më pak për faktin se keni një aftësi të jashtëzakonshme për të ndjerë pulsin dhe nevojat e shoqërisë në çdo kohë. Kosova është me fat që ju ka”, ka deklaruar ai.

Orav gjithashtu u shpreh i vetëdijshëm për ndikimin e pezullimit të ndihmës amerikane në sektorin e OJQ-ve në Kosovë, raporton EO.

Ai përmendi Planin e Rritjes së BE-së, që përfshin 880 milionë euro për reformat në Kosovë, duke njoftuar se pas ratifikimit nga Kuvendi, BE-ja do të lëshojë një parafinancim deri në 7% të shumës totale.

“Jam i vetëdijshëm se vendimi befasues i administratës amerikane për të pezulluar një pjesë të madhe të ndihmës së saj në mbarë botën ka një ndikim të madh në programet e rëndësishme që zbatohen nga sektori i OJQ-ve në Kosovë. Për ta bërë këtë, kemi paraqitur Planin e Rritjes, i cili inkurajon reformat e lidhura me BE-në. Mbi 880 milionë euro janë në dispozicion për zbatimin e Agjendës së Reformave të Kosovës. Pas ratifikimit të marrëveshjeve për financim dhe kredi nga Kuvendi i Kosovës, BE-ja do të lëshojë parafinancim deri në 7% të shumës totale të alokuar”, ka theksuar Orav.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Punime në rrjet, KEDS njofton se nesër do të ketë ndërprerje të rrymës në Korishë dhe disa vende të tjera

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Riho Terras, pritet të emërohet raportuesi i ri i PE-së për Kosovën

Eurodeputeti nga Estonia, Riho Terras, pritet të emërohet raportues...

Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort