Home LAJME BIK njofton besimtarët myslimanë se muaji i shenjtë i Ramazanit fillon më 1 mars

BIK njofton besimtarët myslimanë se muaji i shenjtë i Ramazanit fillon më 1 mars

0
BIK njofton besimtarët myslimanë se muaji i shenjtë i Ramazanit fillon më 1 mars

Bashkësia Islame e Kosovës ka njoftuar besimtarët myslimanë se muaji i bekuar i agjërimit – Ramazani fillon ditën e shtunë, më 1 mars 2025.

Me rastin e fillimit të muajit Ramazan, Kryesia e BI-së u ka dëshiruar të gjithë besimtarëve agjërim të lehtë, shtim të ibadeteve dhe solidaritet me njëri-tjetrin.

“Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës njofton besimtarët dhe gjithë opinionin e gjerë se Muaji i bekuar i agjërimit – Ramazani fillon ditën e shtunë, më 1 mars 2025. Me rastin e fillimit të muajit Ramazan, Kryesia e BI-së, përgëzon besimtarët në Kosovë, diasporë e trojet tona, duke u dëshiruar agjërim të lehtë, shtim të ibadeteve dhe solidaritet me njëri-tjetrin”, thuhet në njoftimin e BIK-ut.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here