Në Serbi për sot është caktuar një seancë urgjente e Këshillit të Sigurisë Kombëtare.
Seanca është caktuar për në ora 17:00 me propozim të presidentit serb Aleksandar Vuçiq, i cili do ta drejtojë atë.
- Reklama -
Kjo seancë vjen në ditën kur presidenti i Republikës Sërpska u dënua me një vit burgim për për mosrespektimin e vendimeve të Përfaqësuesit të Lartë të bashkësisë ndërkombëtare, Christian Schmidt.
Përpos kësaj, Dodikut i është ndaluar ushtrimi i detyrës politike për gjashtë vjet.
- Reklama -