Home LAJME Ushtria turke trajnon ushtarët e Kosovës për përdorimin e Granatahedhësit Automatik MK-19

Ushtria turke trajnon ushtarët e Kosovës për përdorimin e Granatahedhësit Automatik MK-19

0
Ushtria turke trajnon ushtarët e Kosovës për përdorimin e Granatahedhësit Automatik MK-19

Ekipe nga ushtria turke kanë trajnuar ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) për përdorimin e armës Granatahedhës Automatik MK-19.

Përmes një njoftimi, FSK ka thënë se trajnimi ka pasur për qëllim përmirësimin e aftësive operative të ushtarëve dhe rritjen e gatishmërisë luftarake për përballimin e sfidave të ndryshme nëpër misione.

“Pjesëmarrësit në trajnim kanë kaluar një proces intensiv, ku janë njohur me karakteristikat teknike, përdorimin në terren, procedurat e sigurisë dhe rolin e saj në fushë betejë” – thuhet në njoftimin e FSK-së.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here