Kryetari i Shoqatës së Personave të Pagjetur, Bajram Çerkini, ka vdekur mëngjesin e sotëm, 24.02.2025, kanë njoftuar familjarët e tij.
Sipas familjarëve, Çerkini ka qenë tash e tre muaj shtrirë nga një sëmundje.
Sipas njoftimit, varrimi do të bëhet ditën e martë, më 25.02.2025, në orën 12:00, në varrezat e qytetit në Shipol të Mitrovicës.
Përreth 25 vite, Çerkini është përpjekur për të ditur fatin e djalit të tij dhe të personave të tjerë të pagjetur nga lufta në Kosovë. Në Kosovë vazhdojnë të jetë të pagjetur 1,612 persona.