Home LAJME Totaj ndan pamje të qeshmeve të Prizrenit: Janë më shumë se burime uji – ato janë dëshmitare të historisë

Totaj ndan pamje të qeshmeve të Prizrenit: Janë më shumë se burime uji – ato janë dëshmitare të historisë

0
Totaj ndan pamje të qeshmeve të Prizrenit: Janë më shumë se burime uji – ato janë dëshmitare të historisë
Foto: Shaqir Totaj - Facebook

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, u ka uruar qytetarëve të diel të bukur me pamje të qeshmeve që gjenden në qendër të Prizrenit.

Totaj ka thënë se qeshmet e Prizrenit janë më shumë se burime uji. Ai i ka cilësuar ato si dëshmitare të historisë dhe kujtesë të brezave që kanë kaluar rrugëve të këtij qyteti.

“Ju përshëndes nga zemra e Kryeqytetit Historik, Prizreni! Qeshmet tona janë më shumë se burime uji – ato janë dëshmitare të historisë, kujtesa e brezave që kanë kaluar rrugëve të këtij qyteti. Prej shekujsh, kanë freskuar kalimtarët, kanë mbledhur njerëzit rreth tyre dhe kanë ruajtur shpirtin e Prizrenit të gjallë. Le t’i duam, t’i mbrojmë dhe t’i mbajmë të pastra, sepse ato janë pasuri e jona! Ju urojmë një të diel të bukur dhe plot qetësi!”, shkruan Totaj në Facebook.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here