Home LAJME Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

0
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Policia e Kosovës i ka mbyllur të premten objektet e Qendrës për punë sociale në Mitrovicë të Veriut, të cilat funksiononin në kuadër të sistemit paralel serb, për shkak të dyshimit se aty janë kryer “veprime të paligjshme lidhur me procesin zgjedhor”.

Lidhur me këtë rast kanë reaguar edhe nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë.

Përfaqësia diplomatike amerikane në Prishtinë, përmes një postimi në platformën sociale “X”, e ka cilësuar këtë si një hap të pakoordinuar, i cili mund të ketë pasoja të padëshiruara për Kosovën.

“Ambasada e SHBA-së është e shqetësuar nga mbylljet e papritura dhe të pakoordinuara të zyrave të mirëqenies së Serbisë në Kosovë. Veprime të tilla ndikojnë negativisht në jetën e mijëra qytetarëve dhe rrezikojnë të krijojnë pasoja serioze për të ardhmen evropiane të Kosovës si dhe për marrëdhëniet tona dypalëshe,” thuhet në reagimin e ambasadës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here