Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla së bashku me ministrin e Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut, Pançe Toshkovski dhe zëvëndëskryeministrin e parë të Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, vizituan pikën kufitare Han i Elezit – Bllacë, për të parë përgatitjet finale teknike dhe operative për implementimin e kontrollit të përbashkët kufitar mes dy shteteve.
“Sistemi i kontrollit të përbashkët kufitar apo siç njihet modeli One Stop Shop do të thjeshtojë procedurat e kalimit kufitar dhe do të ndikojë në reduktimin e pritjeve kufitare të qytetarëve të dy vendeve. Teksa së shpejti pritet të fillojë implementimi i kontrollit të përbashkët kufitar. Ky hap përafron edhe më shumë shtetet tona dhe rikonfirmon forcimin e bashkëpunimit në mes të dy vendeve.”, thuhet në komunikatën e MPB-së për media.
