Kryetarja e Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova ka modifikuar dënimin për Sabit Januzin dhe Ismet Bahtijarin, duke u mundësuar atyre lirimin me kusht, nga dita e sotme.
Sipas njoftimit të lëshuar sot, lirimi i tyre do të bëhet me kushtet e përcaktuara në vendimet përkatëse, të cilat do të mbeten në fuqi deri përfundim të dënimeve të dhëna nga Trupi Gjykues.
“Kryetarja e Dhomave të Specializuara (DHSK), gjykatëse Ekaterina Trendafilova, vendosi modifikimin e dënimeve të z. Sabit Januzi dhe z. Ismet Bahtijari dhe mundësoi lirimin e tyre më 21 shkurt 2025, me kushtet e përcaktuara në vendimet përkatëse. Këto kushte do të mbeten në fuqi deri në përfundim të dënimeve të dhëna nga Trupi Gjykues, domethënë për pjesën e mbetur të dënimit me dy vjet që iu shqiptua secilit prej tyre.
Për marrjen e vendimit, Kryetarja u këshillua me gjykatësit e Trupit Gjykues që shqiptoi dënimin, sikurse parashihet në nenin 51(2) të Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar (“Ligji”) si dhe mori parasysh faktorët e përcaktuar në rregullën 196(3) të Rregullores së Procedurës dhe të Provave. Kryetarja konstatoi se, megjithëse veprat penale për të cilat z. Januzi dhe z. Bahtijari u shpallën fajtorë janë padyshim të rënda, duke pasur parasysh pasojat që ka frikësimi i dëshmitarëve për administrimin e drejtësisë, ekzistonin disa faktorë që peshuan në favor të modifikimit të dënimit të tyre”, bëhet e ditur ndër të tjera në njoftim.
Në shkurt të këtij viti, Dhomat e Specializuara të Kosovës, me seli në Hagë, parën shpallur fajtorë dhe kanë dënuar Sabit Januzin dhe Ismet Bahtijarin, lidhur me akuzat që kanë të bëjnë me pengim të drejtësisë. Bahtijari dhe Januzi u dënuan me dy vjet burgim.
Shala, Januzi dhe Bahtijari e kishin pranuar fajësinë për frikësim të dëshmitarëve dhe për pengim të drejtësisë, pasi arritën marrëveshje me Prokurorinë e Specializuar për pranim të fajësisë në fund të dhjetorit 2024.