Sot mbahet konsultimi publik për Rregulloren për transparencë në komunën e Prizrenit.
Konsultimi publik me qytetarë mbahet në sallën e mbledhjeve të Kuvendit Komunal (Shtëpia e Bardhë), me fillim nga ora 11:00.
Ky dokument është në konsultim publik që nga data 13 shkurt deri më datë 28 shkurt të këtij viti.
Komentet dhe sugjerimet mund t’i dërgoni deri me datën 28.02.2025 në ora 16:00, në e-mail-at e zyrtarëve: [email protected] dhe [email protected] .
Për më shumë detaje për rregulloren, mund t’i vizitoni vegëzat e mëposhtme: Ueb faqen zyrtare në rubrikën rregulloret në konsultim publik: https://kk.rks-gov.net/prizren/category/konsultime-publike/rregulloret-ne-konsultim-publik/
Platformën për Konsultime Publike: https://konsultimet.rks-gov.net/