Home LAJME Tre raste të dhunës në familje u raportuan brenda 24 orëve

Tre raste të dhunës në familje u raportuan brenda 24 orëve

0
Tre raste të dhunës në familje u raportuan brenda 24 orëve

Një rast i dhunës në familje është raportuar në Policinë e Kosovës në Prishtinë.Një burrë ka raportuar se është duke u kanosur në vazhdimësi nga gruaja me të cilën ai është duke bashkëjetuar.Me vendim të Prokurorit, rasti është trajtuar në procedurë të rregullt.Një rast tjetër i dhunës në familje është raportuar të ketë ndodhur në Fushë Kosovë.

Viktima grua ka raportuar se bashkëshorti i saj, nën ndikimin e alkoolit, ka tentuar ta hapte derën e banesës me mjet të fortë. I dyshuari është arrestuar dhe, me vendim të Prokurorit, është dërguar në mbajtje.

 

Në Mitrovicë një grua ka pranuar tretman mjekësor, pasi që e njëjta pas një mosmarrëveshjeje është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj.Pas intervistimit të palëve i dyshuari është dërguar në mbajtje. Rasti është duke u hetuar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here