- Reklama -

Abdixhiku shpreh ngushëllime familjes Myrtezani dhe strukturave të LDK-së në Dragash

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku ju shpreh ngushëllime familjes Myrtezani, miqëve dhe të gjitha strukturave të degës tonë në Dragash për ndarjen e hershme të veprimtarit të palodhur të Lidhjes Demokratike, Naser Myrtezani.

Abdixhiku tha se Mrtezani ishte një shembull i përkushtimit në arsim dhe zë i fuqishëm në jetën politike, duke dhënë një kontribut të çmuar për qytetarët e Dragashit por edhe për çështjen kombëtare, raporton TV Prizreni.

- Reklama -

“Me dhimbje të thellë morëm lajmin për ndarjen e hershme nga jeta të arsimtarit dhe veprimtarit tonë, Naser Myrtezani.
Në këto momente të rënda, ndajmë dhimbjen me familjen, miqtë, kolegët dhe gjithë ata që patën nderin ta njohin dhe të punojnë me të. Veprimtari Naser Myrtezani ishte një shembull i përkushtimit në arsim dhe zë i fuqishëm në jetën politike, duke dhënë një kontribut të çmuar për qytetarët e Dragashit por edhe për çështjen kombëtare.”, thuhet në njoftimin e LDK-së.

“Trashëgimia e tij si arsimtar, veprimtar dhe asambleist do të mbetet gjithmonë e gjallë në kujtimet tona dhe në brezat që ai ndikoi me punën dhe përkushtimin e tij. Ndërsa, për shtëpinë tonë të përbashkët politike, Naser Myrtezani ishte veprimtari e aktivisti i jashtëzakonshëm dhe i palodhur që dha e punoi shumë për vlerat e përbashkëta që i ndamë.”, thuhet tutje.

“Në emër të gjithë anëtarësisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe timin personal, ju shpreh ngushëllime familjes Myrtezani, miqëve, strukturave tona në Dragash si dhe të gjithë atyre që e njohën dhe punuan me të. Le të kujtojmë gjithmonë shembullin e tij si një veprimtar që nuk u dorëzua kurrë, i cili mbrojti dhe nderoi idealet tona, prandaj do të mbetet përjetësisht pjesë e historisë dhe shpirtit tonë politik. I përjetshëm qoftë kujtimi për veprimtarin, Naser Myrtezani!”, shtoi ai.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Gara fatale me vetura, Syla pranon fajin  

Arlind Syla e Irfan Hoti dolën para trupit gjykues...

Punime në rrjet, KEDS njofton se nesër do të ketë ndërprerje të rrymës në Korishë dhe disa vende të tjera

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort