- Reklama -

BILD: Italia po përgatitet për tërheqje të mundshme të trupave amerikane nga Kosova

Gazeta e njohur gjermane, “Bild”, raporton se, sipas informatave të saj, Italia është duke u përgatitur për tërheqjen e mundshme të trupave amerikane nga Kosova.“Sipas të dhënave të Bild-it, Italia është duke u përgatitur për tërheqje të mundshme të trupave të ShBA-së nga Kosova. Aleatët evropianë atëherë do të ishin të vetëm në Ballkan kundër mikut të Putinit, Aleksandar Vuçiq, dhe ushtrisë së tij të fuqishme serbe” – thuhet në artikullin e gazetës gjermane.

“Ka shqetësim të madh në shumë pjesë të Evropës për negociatat amerikano-ruse. Presidenti amerikan, Donald Trump, e ka përjashtuar një tërheqje të plotë të trupave amerikane nga Evropa. Sipas të dhënave të Bild-it, shërbimet perëndimore të sigurisë dhe politikanët perëndimorë kanë frikë se bisedimet që nisën sot në Riad do të mund të çonin në përfundimin e pranisë së trupave amerikane në pjesë të mëdha të Evropës” – thuhet në krye të artikullit.Një zyrtar i sigurisë në Evropën Lindore gazetës “Bild” i tha:

- Reklama -

“Sipas të dhënave tona, kjo ka të bëjë me kërkesat e Putinit të vitit 2021, që janë tërheqja e trupave amerikane nga të gjitha shtetet e NATO-s që janë bërë pjesë e aleancës pas vitit 1990.”
Skenari i rastit më të keq është ai në të cilin shumë ekspertë kanë frikë për një pushtim të menjëhershëm nga ushtria ruse në ish-republikat sovjetike, Estoni, Letoni e Lituani, si dhe një luftë e shkallës së lartë me Poloninë, thuhet më tej në artikullin e gazetës gjermane.Prania e trupave amerikane në zonat afër Rusisë, sipas konsensusit të shteteve fqinje të Rusisë, është garancia më e madhe për pavarësinë e këtyre vendeve.

Ish-ministri i Jashtëm i Lituanisë, Gabrielius Landsbergis, në rrjetin X shkroi: “Lavrovi kërkoi që NATO-ja të kthehet në kufijtë e saj të vitit 1997 dhe të tërhiqet nga të gjitha shtetet me përjashtim të Gjermanisë [së dikurshme] Lindore në interesin e stabilitetit në Evropë. Prandaj pse nuk do të duhej ta kërkonte Putini këtë në Riad?”Në një analizë të gazetës “Financial Times” thuhet: “Putini dëshiron që trupat e NATO-s të tërhiqen nga tërë ish-perandoria sovjetike. Zyrtarët evropianë besojnë se ka gjasa që Trumpi do të pajtohet për tërheqjen e trupave amerikane nga Baltiku dhe ndoshta edhe më në perëndim. Kjo do ta linte BE-në pa mbrojtje kundër ushtrisë ruse.”

Sipas të dhënave të gazetës “Bild”, bazat e vetme që tani për tani nuk janë në diskutim janë baza amerikane në Ramstein të Gjermanisë dhe bazat e forcave ajrore në Britani. Pjesa tjetër e Evropës duhet të përgatitet për ndryshime të thella, nëse Trumpi dhe Putini arrijnë një marrëveshje, thuhet në artikull./Nacionale

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Punime në rrjet, KEDS njofton se nesër do të ketë ndërprerje të rrymës në Korishë dhe disa vende të tjera

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Gara fatale me vetura, Syla pranon fajin  

Arlind Syla e Irfan Hoti dolën para trupit gjykues...

Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të shtunën

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort