Home LAJME Grenell: Ky përvjetor i pavarësisë i errësuar nga padrejtësia e rëndë që po i bëhet Thaçit, burgosja e tij duhet të marrë fund

Grenell: Ky përvjetor i pavarësisë i errësuar nga padrejtësia e rëndë që po i bëhet Thaçit, burgosja e tij duhet të marrë fund

0
Grenell: Ky përvjetor i pavarësisë i errësuar nga padrejtësia e rëndë që po i bëhet Thaçit, burgosja e tij duhet të marrë fund

Richard Grenell, ish-emisar special i ShBA-së për dialogun Kosovë-Serbi ka uruar Kosovën me rastin e Ditës së Pavarësisë.

Megjithatë, Grenell thotë se ky moment historik është lënë në hije nga një padrejtësi e rëndë, mbajtjen në burg të ish-presidentit Hashim Thaçi.

“Babai themelues i shtetësisë së Kosovës, presidenti Hashim Thaçi, duhet të festojë sot në Prishtinë – jo pas hekurave në Hagë”, ka shkruar ai.

Ai tutje shton se evropianët e institucionet e Kosovës kanë dështuar të veprojnë kundër kësaj padrejtësie.

“Evropianët nuk kanë arritur të veprojnë kundër kësaj padrejtësie në 5 vitet e fundit. Dhe institucionet shtetërore të Kosovës kanë dështuar të ndërmarrin veprimet e nevojshme ligjore për t’i dhënë fund kësaj padrejtësie – për shkak të politikës.

Ky burgim i padrejtë duhet të marrë fund. #JackSmith”, ka shkruar ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here