Një grabitje nën kërcënimin e armës ka ndodhur sot në një institucion mikrofinanciar në rrugën “Robert Doll” në Prishtinë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:00, konfirmon për RTKlive zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
- Reklama -
“Pas marrjes së informacionit policia ka dalë në vendngjarje dhe bazuar në informacionet e para, dyshohet se një person i dyshuar nën kërcënim të armës ka grabitur një shumë parash”, konfirmon Ahmeti.
Aktualisht policia po kryen veprimet e nevojshme policore me qëllim zbardhjen e rrethanave të rastit si dhe identifikimin dhe arrestimin e personit të dyshuar./RTK/
- Reklama -