- Reklama -

Përfundon numërimi i 22 kutive me votat për deputetë nga 258 në Prishtinë

Ka përfunduar numërimi i 22 kutive në të cilat janë të vendosura votat për kandidatët për deputetë. Në përgjithësi janë 258 kuti të cilat do të vendosin se kush nga këta kandidatë do të kenë vendin e tyre në Kuvendin e Kosovës.

Kështu ka raportuar gazetarja e RTK-së, Edona Podvorica në një lidhje të drejtpërdrejtë nga Qendra Komunale e Numërimit  në sallën “1 Tetori” në Prishtinë.

- Reklama -

Ajo ka thënë se KQZ po përgatit një plan B për procesin e numërimit të votave, e cila parasheh rregullimin e serverit për të gjitha komunat. Ende nuk dihet se kur do të nisë numërimi i votave për kandidatë për deputetë për 12 komuna, sepse sipas KQZ-së, po bëhen gati ende për përgatitjet teknike e administrative.

“Plani B”, sipas KQZ-së do të nënkuptonte që evidentimi i rezultateve të bëhet sikur në të kaluarën në formularë të rezultateve për subjekte politike dhe formularë të rezultateve të kandidatëve, dhe jo siç ka filluar tani të bëhet duke u krijuar formularët digjital.

E më herët kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi ka deklaruar se procesi i numërimit të votave mund të zgjasë deri në dy javë./RTK/

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të shtunën

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Arrestohet në Prizren ministri Fikrim Damka

Ministri në largim i Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka, është...

Dy të lënduar rëndë nga aksidenti në rrugën Prizren – Suharekë

Tre persona kanë pësuar lëndime, dy prej tyre më...

Ndërprerje të furnizimit me ujë të pijes sot në qytetin e Prizrenit

KRU "Hidroregjioni Jugor" ka njoftuar se me rastin e...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort