Shërbimi Korrektuese e Kosovës njofton se të burgosurit kanë filluar procesin e krasitjes së mollave në Qendrën Korrektuese në Dubravë.
Në njoftimin për media, ShKK bënë të ditur se angazhimi i të burgosurve në këto aktivitete ka për qëllim jo vetëm mirëmbajtjen e plantacionit, por edhe aftësimin e tyre në sektorin e bujqësisë
“Në kuadër të aktiviteteve bujqësore në Qendrën Korrektuese të Dubravës, ka filluar procesi i krasitjes së mollëve në plantacion. Ky aktivitet po realizohet nga të burgosurit, nën mbikëqyrjen e stafit përgjegjës. Angazhimi i të burgosurve në këto aktivitete ka për qëllim jo vetëm mirëmbajtjen e plantacionit, por edhe aftësimin e tyre në sektorin e bujqësisë. Ky aktivitet është pjesë e iniciativave për rehabilitimin dhe risocializimin e të burgosurve, duke u mundësuar atyre të fitojnë aftësi të reja që mund t’i shfrytëzojnë pas përfundimit të dënimit”, thuhet në njoftimin e ShKK-së