Sot ka filluar procesi i numërimit edhe në Ferizaj.
Aktualisht ky proces po zhvillohet edhe në komunat: Deçan, Gjakovë, Drenas, Gjilan, Fushë Kosovë, Kamenicë, Mitrovicë e Jugut, Lipjan, Obiliq, Prishtinë, Skënderaj, Shtërpcë, Viti, Ranillug, Partesh, Kllokot, Mitrovicë e Veriut dhe Hani i Elezit.
Njoftimi i plotë:
Në orën 08:00 ka vazhduar procesi i numërimit në Qendrat Komunale të Numërimit në komunat: Deçan, Gjakovë, Drenas, Gjilan, Fushë Kosovë, Kamenicë, Mitrovicë e Jugut, Lipjan, Obiliq, Prishtinë, Skënderaj, Shtërpcë, Viti, Ranillug, Partesh, Kllokot, Mitrovicë e Veriut dhe Hani i Elezit.
Gjithashtu, procesin e numërimit e ka filluar edhe Qendra Komunale e Numërimit në Ferizaj, ndërkaq për qendrat tjera të cilat do të fillojnë procesin e numërimit do të njoftojmë së shpejti.
——-