Home LAJME Bie sistemi edhe në numërimin e votave për deputetë

Bie sistemi edhe në numërimin e votave për deputetë

0
Bie sistemi edhe në numërimin e votave për deputetë

Aktualisht (rreth orës 22:00) ka rënë sistemi ku po futen të dhënat nga numërimi i votave të kandidatëve për deputetë në Qendrën Komunale të Numërimit në Sallën “1 Tetori” në Prishtinë, raporton KosovaPress.

Po ashtu në një nga tavolinat e numërimit në Qendrën Komunale të Numërimit në Sallën “1 Tetori” në Prishtinë, është anuluar numërimi i deritanishëm, duke u ripërsëritur për shkaqe teknike.

Sipas komisionerëve që po numërojnë votat, kjo mund të ketë ndodhur ngase një fletëvotim është numëruar dy herë, apo gabimisht është klikuar dy herë i njëjti kandidat për deputet, për çka sistemi ka “lajmëruar” parregullsinë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here