Prokuroria Themelore në Prishtinë ka konfirmuar se ka autorizuar nisjen e hetimeve pas problemeve në faqen e KQZ-së.
Prokuroria ka konfirmuar për “Zërin” se ka autorizuar masa hetimore për secilin abuzim ose keqpërdorim të votave pas rënies së uebfaqes së KQZ-së.
“Lidhur me pyetjen tuaj, ju informojmë se Prokuroria Themelore në Prishtinë ka autorizuar që Policia e Kosovës, në bashkëpunim dhe koordinim me institucionet kompetente, të ndërmarrë veprime ose masa hetimore për secilin abuzim apo keqpërdorim të votave pas rënies së uebfaqes së KQZ-së”, thotë Prokuroria në një përgjigje me shkrim.