- Reklama -

“Dritë në fund të tunelit”, Broja mund të rikthehet në fushë më shpejt se sa është pritur

Fati i keq e detyroi Brojën të “parkojë” sërish në infermieri, por lajmi i mirë është fakti që “bomberi” kuqezi pritet të rikthehet në fushë më shpejt se sa parashikohej në fillim.

Dëmtimi i tij në kyçin e këmbës vendosi në dyshim të fortë të ardhmen e tij pasi Everton dhe Chelsea u përfshinë në negociata ku në tavolinë ishte edhe opsioni për t’u rikthyer në Londër gjatë janarit.

- Reklama -

Për fat të mirë kjo lëvizje nuk u realizua pasi Broja do të qëndrojë tek Everton, të paktën deri në fund të këtij sezoni.

Kjo do të thotë se mund të ketë shanse për të zbritur sërish në fushë, pasi te Chelsea do të ishte e pamundur me Maresca-n në stol.

Sipas mediave në ishull, faza e riaftësimit po shkon më mirë se sa parashikohej dhe sipas të gjithë gjasave sulmuesi kuqezi pritet të rikthehet në fushë në gjysmën e dytë të muajit mars.

Pavarësisht këtij fakti, Broja nuk pritet të jetë në dispozicion të Sylvinho-s për dy sfidat e para në kualifikueset e Botërorit kundër Anglisë dhe Andorrës pasi askush nuk dëshiron të rrezikojë sërish.

Kujtojmë që Broja u largua nga Chelsea gjatë merkatos së verës për një huazim pa opsion blerje tek Everton deri në fund të këtij sezoni.

/GazetaSinjali/

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Vendet nga komuna e Prizrenit ku nesër do të ketë mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Punime në rrugën “Ibrahim Lutfiu” në Prizren, nesër do të ndërpritet furnizimi me ujë në këto zona

KRU "Hidroregjioni Jugor" në Prizren ka njoftuar se për...

Punime në rrjet, KEDS njofton se nesër do të ketë ndërprerje të rrymës në Korishë dhe disa vende të tjera

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort