- Reklama -

Ky është kosovari i arrestuar për komprometimin e të dhënave bankare të 300 mijë personave në Belgjikë

Hetimi disa mujor i Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Kibernetike në koordinim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë, e po ashtu edhe me autoritetet në Belgjikë, ka rezultuar me zhvillimin e një aksioni në Prishtinë e Ferizaj, ku janë kryer bastisje në dy lokacione.

Sinjali raportoi mbrëmë ekskluzivisht se personi që ishte cak në këtë operacion ra në prangat e Policisë dhe i njëjti dyshohet për veprimtari të kundërligjshme në Belgjikë.

- Reklama -

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se personi që përfundoi në ndalim policor është Ermal Haziri, rreth 21-vjeçar.

Haziri po dyshohet për keqpërdorim të kartelave bankare të klientëve në një bankë në Belgjikë, ku sipas dosjes është shkaktuar një dëm i konsiderueshëm.

Sipas dosjes së rastit, të cilën e ka parë Sinjali, thuhet se i dyshuari me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm, është përfshirë në këtë rast, që ka pasur cak komprometimin e të dhënave të kartelave bankare të hiç më pak se 300 mijë klientëve të bankës në fjalë në Belgjikë.

Veprimtaria e tij e jashtëligjshme ka vazhduar tutje me postimin e të dhënave që ka marrë nga kartelat bankare në një platformë online, me qëllim shitjen e tyre.

Siç ka marrë vesh tutje Gazeta Sinjali, gjatë aksionit Policia ka sekuestruar edhe prova materiale, si telefona, dokumente të ndryshme e kompjuterë – që do të shfrytëzohen si dëshmi në këtë çështje penale.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor ndaj të dyshuarit dhe inicimin e hetimit.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Pas dënimeve, Dodik: Nga sot më nuk ekziston Bosnja dhe Hercegovina që keni imagjinuar

Gjykata e Bosnjës dhe Hercegovinës sot ka shpallur dënimin...

Ky shtet nis heqjen nga qarkullimi të kartëmonedhës 50 euro

Banka Qendrore e Spanjës ka urdhëruar tërheqjen nga qarkullimi...

Dënohet kosovarja: I ka vjedhur 30.000 franga plakës për të cilën kujdesej

Punonjësja e spitex-it ka vjedhur nga komodina e plakës...

Incidenti me armë zjarri në Prishtinë, një i vrarë e një i plagosur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Prishtinë, ku...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort