- Reklama -

Fushata zgjedhore në Kosovë drejt fundit, partitë politike mbajnë tubimet përmbyllëse

Fushatës zgjedhore në Kosovë po i vjen fundi. Partitë politike për rreth një muaj shpalosën para qytetarëve programet qeverisëse, e kjo fushatë u karakterizua me një garë për të mbushur sallat e sheshet.
Fushata pёr zgjedhjet parlamentare nё Kosovё ka filluar zyrtarisht më 11 janar, ndërsa sot dhe nesër partitë politike pritet të mbajnë tubimet e tyre përmbyllëse.

Lëvizja Vetvendosja do ta mbajë tubimin përmbyllës sonte në ora 19:00, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, teksa në të njëjtin vend do të grumbullohet dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, por një ditë më vonë. fushatën do ta përmbyllë nesër, me një tubim në kryeqytet, në sheshin “Skënderbeu”, në ora 18:00.

- Reklama -

Fushatën nesër do ta përmbyllë edhe Partia Demokratike e Kosovës, e cila ka zgjedhur ta mbajë tubimin në sheshin “Zahir Pajaziti”, në orën 16:00.

Fushata zgjedhore e këtij viti u karakterizua me gjuhë të ashpër, ndërsa Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka shqiptuar mijëra euro gjoba për partitë politike. Partia në pushtet aktualisht ka numrin më të madh të gjobave nga Paneli për Ankesa dhe Parashtresa.

Me gjithë përdorimin e gjuhës së ashpër nga partitë politike gjatë tubimeve elektorale, nuk është shënuar ndonjë incident.

Për këto zgjedhje janë certifikuar 28 subjekte politike me 1.280 kandidatë. Prej tyre, 20 parti politike, pesë koalicione, dy lista qytetare dhe një kandidat i pavarur. Të drejtë vote kanë rreth dy milionë votues, prej të cilëve rreth 105 mijë qytetarë që votojnë jashtë Kosovës.

Për dallim nga zgjedhjet e kaluara, kur heshtja zgjedhore fillonte një ditë para votimeve, me ndryshimet ligjore të këtij viti, ajo tashmë do të fillojë një minutë para hapjes së qendrave të votimit – në orën 07:00 dhe do të zgjasë deri në mbylljen e tyre, në orën 19:00 të 9 shkurtit.

Këto do të jenë zgjedhjet e para të rregullta që Kosova mban që nga shpallja e pavarësisë më 2008.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Vetaksident me fatalitet në dalje të autostradës në Prizren

Një person ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti...

Drejtori i Administratës në Prizren, Edin Shehu, i jep fund beqarisë

Edin Shehu, një nga drejtorët më të rinj të...

Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Dukuria e grisjes së Kuranit: Dënimi që e pret personin që e grisi Kuranin në Prizren, sipas ligjeve në Kosovë

Shkruan: Gent Gjini Në cilësinë time si avokat, angazhimi im...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort