- Reklama -

FSK përfundon me sukses ushtrimin ndërkombëtar “Winter EX 2025”, i organizuar nga Komanda e Forcave Tokësore të Turqisë

Ushtrimi ndërkombëtar “Winter EX 2025”, i organizuar nga Komanda e Forcave Tokësore të Turqisë, ka përfunduar me sukses për Forcat e Sigurisë të Kosovës.
Sipas njoftimit bëhet e ditur se kontingjenti i FSK-së ka treguar aftësi të larta dhe profesionalizëm në zhvillimin e operacioneve në kushte të vështira dimërore.
Gjatë këtij ushtrimi, pjesëtarët e FSK-së bashkëvepruan me partnerët ndërkombëtarë në skenarë të ndryshëm operativë, duke dëshmuar përgatitjen dhe kapacitetet e tyre ushtarake.
Komandanti i Forcave Tokësore të FSK-së( KOMFT), Gjeneral brigade Hysen Dreshaj, dhe Komandanti i Regjimentit të Dytë të Këmbësorisë, Nënkolonel Jaser Mulla, vizituan kontingjentin e FSK-së, ata u njohën nga afër me mbarëvajtjen e aktiviteteve dhe operacioneve të realizuara.
Me këtë rast, Gjeneral Dreshaj përgëzoi pjesëtarët e kontingjentit për profesionalizmin dhe përkushtimin e treguar, duke theksuar rolin e tyre të rëndësishëm në përfaqësimin e FSK-së dhe shtetit të Kosovës në këtë ushtrim prestigjioz.
Në vijim të aktiviteteve zyrtare, KOMFT, Gjeneral Dreshaj, mori pjesë në darkën zyrtare të organizuar nga Komandanti i Forcave Tokësore të Turqisë, Gjeneral SELÇUK BAYRAKTAROĞLU, ku ishin të pranishëm përfaqësues të të gjitha shteteve pjesëmarrëse, gjithashtu ndoqën nga afër Demonstrimin për Ditën e Vizitorëve të Shquar (DVD) ku u realizuan operacioneve të planifikuara nga shtetet pjesëmarrëse, përfshirë edhe kontributin e kontingjentit të FSK-së në këtë ushtrim ndërkombëtar.
Forca e Sigurisë së Kosovës vazhdon të dëshmojë përgatitjen, disiplinën dhe gatishmërinë për të bashkëpunuar me partnerët ndërkombëtarë në misione të ndryshme, duke rritur kapacitetet dhe përvojën operacionale të saj.
Mund të jetë një imazh i 5 persona
Mund të jetë një imazh i 3 persona, avion dhe teksti
Mund të jetë një imazh i 1 person
- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Vendet nga komuna e Prizrenit ku nesër do të ketë mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Punime në rrugën “Ibrahim Lutfiu” në Prizren, nesër do të ndërpritet furnizimi me ujë në këto zona

KRU "Hidroregjioni Jugor" në Prizren ka njoftuar se për...

Punime në rrjet, KEDS njofton se nesër do të ketë ndërprerje të rrymës në Korishë dhe disa vende të tjera

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort