Gjatë ditës së enjte parashihet të mbajë mot i vranët e me intervale kohore me diell.
Sipas të dhënave të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat pritet të lëvizin nga -6 deri në 7 gradë Celsius.
“Parashikohet mot i vranët dhe me intervale kohore me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin nga -2°Cderi 0 °C ndërsa maksimalet do të arrijnë nga 4°C deri në 7°C. Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-4 m/s”, njofton IHMK-ja.