- Reklama -

Inspektorati Farmaceutik vazhdon inspektimet në barnatore, Ministria e Shëndetësisë thotë se po zbatohet vendimi për çmimet e barnave

Nga data 1 shkurt ka filluar së zbatuari vendimi për listën zyrtare të çmimeve të barnave.

Inspektorati Farmaceutik po bën monitorimin e vendimit, i cili ka hyrë në fuqi që pesë ditë.

- Reklama -

Nga Ministria e Shëndetësisë së Kosovës kanë thënë për Telegrafin, se sipas informatave të deritanishme barnatorët tashmë kanë nisur të zbatojnë vendimin.

“Inspektorati Farmaceutik vazhdon realizimin e inspektimeve të rregullta në barnatore, me një fokus të veçantë në monitorimin e zbatimit të vendimit të Ministrit për çmimet e barnave, i cili ka hyrë në fuqi më 1 shkurt 2025. Sipas informatave nga Inspektorati Farmaceutik, barnatoret kanë nisur tashmë të zbatojnë këtë vendim”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Shëndetësisë.

Kundër vendimit të Ministrisë së Shëndetësisë vazhdojnë të jenë Oda e Farmacistëve të Kosovës dhe Shoqata e Distributorëve të Produkteve Farmaceutike dhe Medicinale.

Oda e Farmacistëve të Kosovës përmes një reagimi publik ka shprehur hapur kundërshtimin me vendimin e Ministrit të Shëndetësisë për listën zyrtare të çmimeve të barnave.

Gjithashtu, OFK ka kërkuar opinion ligjor nga Administrata Tatimore e Kosovës lidhur me vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë për çmimet e barnave.OFK ka mirëpritur opinionin ligjor të ATK-së, që sipas tyre konfirmohet se çmimi i produkteve farmaceutike duhet të jetë vlera e hapur e tregut, por jo më pak se çmimi i kostos së prodhimit dhe shpërndarjes.

Në një njoftim OFK theksoi se ky opinion i ATK-së është një hap i rëndësishëm drejt sigurimit të transparencës dhe mbrojtjes së interesave të barnatoreve dhe industrisë farmaceutike në Kosovë.

Po ashtu, Oda kërkoi nga Ministria e Shëndetësisë dhe organet përkatëse të saj të ndërmarrin veprime të menjëhershme për të parandaluar dëmtimin e barnatoreve për shkak të stokut të tepruar dhe vendimeve të kundërligjshme që ndodhin në këtë proces.Ndryshe, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, kishte deklaruar se nga zbatimi i këtij vendimi do të jenë përfitues qytetarët e Kosovës, ku çmimi i barnave do të jetë i njëjtë në secilën barnatore./Telegrafi/

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Ndërprerje të furnizimit me ujë të pijes sot në qytetin e Prizrenit

KRU "Hidroregjioni Jugor" ka njoftuar se me rastin e...

Muzeu i Nënë Terezës në Prizren hyn në fazën e funksionalizimit, data e hapjes caktohet pas zgjedhjeve

Muzeu i Nënë Terezës në Prizren së shpejti pritet...

Parashikimi i motit për javën e ardhshme, IHMK: Kufizoni daljet gjatë mjegullës, pritet të bjerë cilësia e ajrit

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë javës...

Plagosen dy persona në parkingun e një pike shitje të derivateve tek Tranziti i ri në Prizren

Dy persona janë plagosur sot në Prizren nga arma...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort