- Reklama -

Komprometoi mbi 300 mijë kartela bankare në një shtet të BE-së, arrestohet i dyshuari

Një person është arrestuar pasi dyshohet se ka hyrë në mënyrë të paautorizuar kompjuterike në një bankë të një shteti të BE-s, veprim i cili ka rezultuar në komprometimin e të dhënave të mbi 300 mijë kartelave bankare, duke shkaktuar dëm të konsiderueshëm.

Sipas një njoftimi të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ky operacion është zhvilluar në bashkëpunim me Prokurorin e Shtetit të Republikës së Kosovës dhe autoritetet e një shteti të BE-së.

- Reklama -
“Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Prokurorin e Shtetit të Republikës së Kosovës dhe autoritetet e një shteti të BE-së, ka zhvilluar një operacion të suksesshëm hetimor në Prishtinë dhe Ferizaj. Pas një hetimi disa mujor, është arrestuar një person i dyshuar për hyrje të paautorizuar kompjuterike në një bankë të një shteti të BE-së. Ky veprim ka rezultuar në komprometimin e të dhënave të mbi 300 mijë kartelave bankare, duke shkaktuar dëm të konsiderueshëm”, thuhet në njoftim.

Tutje thuhet se dyshohet se i ka postuar për t’i shitur këto të dhëna në një platformë online për përfitime të kundërligjshme.

“Gjatë realizimit të operacionit të kontrollit janë sekuestruar katër kompjuterë, tre telefona, një USB dhe dokumente të rëndësishme. Bashkëpunimi i ngushtë ndërkombëtar dhe profesionalizmi i lartë i Policisë së Kosovës kanë qenë kyç në këtë operacion”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, me vendim të Prokurorit, i arrestuari është ndaluar për 48 orë, për procedura të mëtejme.

“Hetime tjera janë në proces në bashkërendim me autoritetet për të zbardhur plotësisht rastin. Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në luftimin e krimeve kibernetike edhe në nivel të avancimit të bashkëpunimit ndërkombëtar dhe forcimin e sigurisë publike”, thuhet ndër të tjera në njoftim. /Telegrafi/

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Ndërprerje të furnizimit me ujë të pijes sot në qytetin e Prizrenit

KRU "Hidroregjioni Jugor" ka njoftuar se me rastin e...

Muzeu i Nënë Terezës në Prizren hyn në fazën e funksionalizimit, data e hapjes caktohet pas zgjedhjeve

Muzeu i Nënë Terezës në Prizren së shpejti pritet...

Parashikimi i motit për javën e ardhshme, IHMK: Kufizoni daljet gjatë mjegullës, pritet të bjerë cilësia e ajrit

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë javës...

Plagosen dy persona në parkingun e një pike shitje të derivateve tek Tranziti i ri në Prizren

Dy persona janë plagosur sot në Prizren nga arma...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort