Kryetari i Komunës së Zubin Potokut, Izmir Zeqiri ka njoftuar sërish se është kërcënuar me vrasje përmes rrjeteve sociale nga një person, sipas tij për të katërtën herë.Ndërkaq, Policia e Kosovë ka konfirmuar se po e trajton rastin.
Zeqiri ka shkruar në Facebook se për rastin i ka njoftuar organet e rendit.“Është hera e tretë apo e katërt që i njejti më kërcënohet me vrasje. Përdor fjalë të vrazhda, ki me përfundu si Bunjaku. Edhe m’i dërgon disa fjali, herojsh tanë a ku ta di unë.
Në bazë të informacioneve të mëparshme ky po operon diku prej jashtë kufinit, do të thotë prej Serbisë, diku andej. Mirëpo janë të lajmërum edhe organet e rendit e të sigurisë”- tha Zeqiri për KALLXO.com.