Lidhja Demokratike e Kosovës mbrëmë ka zhvilluar tubimin elektoral në qytetin e Suharekës, ku ishin të pranishëm kandidatët për deputet e kandidati për kryeministër, Lumir Abdixhiku.
“Suhareka ka potencial të madh për rritje dhe investime. Me vizionin tonë, dhe me programin ‘Rruga e Re’, ky qytet dhe e tërë Kosova do të përfitojnë nga projektet dhe politikat tona zhvillimore që sjellin më shumë vende pune, paga më të mira, infrastrukturë moderne dhe mundësi për çdo qytetar”, thuhet në postimin e Abdixhikut.
E sipas tij, qytetarët e Kosovës tashmë nuk do ta pranojnë ngecjen dhe dështimin e shtetit, dhe se janë rreshtuar me LDK-në për ndryshimin e madh.
- Reklama -