Home LAJME Ushtarët turq të KFOR-it patrullojnë në vijën kufitare me Serbinë

Ushtarët turq të KFOR-it patrullojnë në vijën kufitare me Serbinë

0
Ushtarët turq të KFOR-it patrullojnë në vijën kufitare me Serbinë

KFOR-i, përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se forcat turke kanë kryer sot patrullime rutinore në disa lokalitete në veri të Kosovës për të siguruar vijën kufitare në mes të Kosovës dhe Serbisë.

“Këto kontrolle janë pjesë e përpjekjeve të përditshme të misionit të KFOR-it për të garantuar ambient të qetë dhe të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.

KFOR-i tutje ka bërë ditur se vazhdon të kontribuojë për një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here