Home LAJME Presidentja Osmani pranoi letrat kredenciale të ambasadorit të ri të Japonisë në Kosovë, Kiminori Iwama

Presidentja Osmani pranoi letrat kredenciale të ambasadorit të ri të Japonisë në Kosovë, Kiminori Iwama

0
Presidentja Osmani pranoi letrat kredenciale të ambasadorit të ri të Japonisë në Kosovë, Kiminori Iwama

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, përmes një njoftimi për media, ka bërë të ditur se ka pranuar sot letrat kredenciale të ambasadorit të ri të Japonisë në Kosovë, Kiminori Iwama.

“Pasi që i ka uruar ambasadorit të ri japonez mirëseardhje dhe suksese në mandatin e tij, Presidentja Osmani ia përcolli gjithashtu urimet e përzemërta me rastin e ditëlindjes së Perandorit Naruhito të Japonisë, e cila sot shënohet nga Ambasada e Japonisë në pritjen e organizuar për nder të kësaj dite”, ka njoftuar Presidenca e Kosovës në Facebook.

Tutje, në njoftim thuhet se gjatë takimit, presidentja Osmani e vlerësoi Japoninë si një partner strategjik afatgjatë dhe shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Japonisë ndaj Kosovës, veçanërisht përmes Agjencisë Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar (JICA).

Sipas njoftimit të Presidencës, Osmani theksoi kontributin e çmuar të Japonisë në zhvillimin e Kosovës në fusha të ndryshme, përfshirë mjedisin, çështjet politike e diplomatike, mediat, pajisjet shëndetësore, sigurinë ushqimore, teknologjinë informative etj.

“Presidentja Osmani, theksoi gjithashtu rëndësinë e zgjerimit të mëtejmë të bashkëpunimit në tregti, investime, kulturë, shëndetësi dhe arsim, duke përmendur edhe projektet e bursave arsimore japoneze dhe programeve të shkëmbimit kulturor për të rinjtë e Kosovës”, shkruan tutje në njoftim.

Ndër të tjera, në këtë takim, presidentja Osmani diskutoi me ambasadorin Iwama për vizitën e saj të planifikuar dhe dakorduar në Japoni në qershor të këtij viti, përfundon Presidenca e Kosovës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here