Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është parandaluar një rast i kontrabandës me mallra në kufi me Serbinë.Sipas njoftimit, në bashkëpunim me Doganën e Kosovës, më 29.01.2025 në magjistralen Kamenicë-Gjilan, njësitet kanë ndaluar një automjet për kontrollim.“Më datë 29.01.2025 njësitet e lartcekura pas pranimit të informatave dhe dyshimeve për kontrabandë të mallrave nga Serbia përmes rrugëve ilegale jashtë pikave kufitare të rregullta, në magjistralen Kamenicë-Gjilan kanë ndaluar një automjet për kontrollim”- thuhet në njoftim.
Policia njofton se pas ndalimit të automjetit të dyshuar me targa serbe të cilin po e drejtonte i dyshuari me nënshtetësi serbe, gjatë kontrollit janë gjetur 700 pako cigare me banderola të Serbisë.