Home LAJME Deklaratat e Gërvallës për Haradinajn në Deçan, PZAP e gjobit Vetëvendosjen me 10 mijë euro

Deklaratat e Gërvallës për Haradinajn në Deçan, PZAP e gjobit Vetëvendosjen me 10 mijë euro

0
Deklaratat e Gërvallës për Haradinajn në Deçan, PZAP e gjobit Vetëvendosjen me 10 mijë euro

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa e ka gjobitur Lëvizjen Vetëvendosje me 10 mijë euro për deklaratat e Donika Gërvallës për kreun e AAK’së, Ramush Haradinajn, gjatë një tubimi në Deçan.

Sipas ankesës së paraqitur nga AAK, Gërvalla gjatë këtij tubimi, në fjalën e saj, e ka quajtur Haradinajn “gjenralë të vetëshpallur”, dhe më pas ka vazhduar me fjalët “prandaj unë mendoj që aq më pak meriton respekt kush sakrificën personale apo familjare e përdor për arsyetim për krim për korrupsion, për vrasje apo mashtrim”.

“Ankuesi thekson se deklaratat e bëra nuk janë asgjë tjetër veçse një tentativë për të manipuluar opinionin publik, ku shihet qartë se Shëarc, e akuzon liderin e një partie opozitare për vrasës e kriminel”, thuhet në ankesë.

Në përgjigje ndaj kësaj ankese, VV ka thënë se Gërvalla nuk e ka thënë asnjëherë këtë deklaratë.

Paneli thotë se pas shikimit të materialit, shihet se Gërvalla ka përdorur gjuhë fyese dhe denigruese duke nxitur urrejtje ndaj subjekteve tjera politike.

Lëvizja Vetëvendosje ka afat 15 ditë që ta paguaj këtë gjobë, nga dita e plotfuqishmërisë së këtij vendimi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here