KRU Hidroregjioni Jugor ka njoftuar se sot disa zona të qytetit të Prizrenit do të mbesin pa furnizim me ujë të pijes, si pasojë e vendosjes së ujëmatësit për matjen e prodhimit të ujit në gypin furnizues kryesor FI 600mm.
Koha e ndërprerjes të furnizimit me ujë do të jetë nga 09:00-20:00, dhe zonat që do të afektohen janë:
Lagja Ralin;
Lagja Lakuriq;
Rr. Nëna Terezë;
Rr. Edit Durham;
Rr. Fahredin Hoti;
Lagjia Ortakoll;
Lagjia Arbana;
Lagjia Jeta e Re;
Lagjia Bajram Curri;
Rr. Ekrem Rexha (Tirana);
Burgu i Qarkut;
QKMF – Prizren;
Lagjia Jeni Mahalla;
Rr. Enver Hadri;
Rr. Flamurit;
Rr. Fehmi Lladrovci.