- Reklama -

SHKK zgjeron programet rehabilituese për të dënuarit

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka publikuar së fundmi një raport ku ka nxjerr të dhëna evidente për aplikimin e programeve ndaj personave të dënuar, të vendosur në institucionet korrektuese të vendit.

Sipas ShKK-së, raporti flet për dy periudha 4 vjeçare, nga 2017–2020 dhe nga 2021–2024, ku theksohet rritje e dukshme e zbatimit të programeve në periudhën e fundit (2021-2024), si për nga përfshirja e temave (programeve) të reja, ashtu edhe për nga numri i të dënuarve të përfshirë në këto programe, transmeton Arbresh.info

- Reklama -

“Disa prej programeve që vlerësohen më të rëndësishme dhe që kanë pasur një zbatim të gjerë si dhe numri i të dënuarve që i kanë ndjekur ato janë: Programi TOPs – Program terapeutik për shkelësit e ligjit (45); Menaxhimi i zemërimit (358); Biseda për ndryshim (68); Shkathtësitë konkrete për marrëdhënje punë për të dënuarit (22); Shkathtësitë social (42); Zhvillimi i aftësive jetësore për të mitur dhe të rritur (68); Programi për trajtimin para dhe pas lirimit të të burgosurve ekstremistë (17) etj”, thuhet në njoftimin për media.

Tutje, SHKK një vëmendje të posaçme i ka kushtuar kategorive të ndjeshme, duke aplikuar programe të terapisë okupacionale për të dënuarit me probleme të shëndetit mendor, e cila, edhe pse ende në faza të hershme, po zbatohet për herë të parë në mënyrë të strukturuar nga anëtarë të trajnuar të stafit korrektues.

“Një shtysë e veçantë programeve rehabilituese për të dënuarit u është dhënë me përfshirjen e programeve specifike për rehabilitimin e kryesve të dhunës në familje. Ekspertë të fushës fillimisht kanë zhvilluar trajnime për zyrtarë të institucioneve korrektuese, të cilët më pas kanë mbajtur trajnime me kryesit e dhunës në familje apo të ndërlidhura me këtë vepër penale gjatë periudhës 2023-2024. Gjithsej 27 të dënuar kanë ndjekur këtë trajnim disa javor. Këto programe janë orientuar drejt rikthimit të individëve në shoqëri me fokus në parandalimin e përsëritjes së veprimeve të dhunshme dhe adresimin e shkaqeve të dhunës”, njofton ShKK.

Në fund raporti thekson se gjithsej 1078 të dënuar kanë ndjekur programe të ndryshme në periudhën e fundit, për dallim prej periudhës së mëhershme, ku vetëm 292 kishin ndjekur programet e ofruara në qendrat korrektuese. Ndërsa, përveç programeve rehabilituese në institucionet korrektuese, të dënuarit ndjekin edhe kurse dhe trajnime profesionale në 18 fusha të ndryshme.

“IAPK mirëpret mbështetjen e theksuar të Ministrisë së Drejtësisë ndaj këtyre programeve për të dënuarit në institucionet korrektuese, si dhe përgëzon angazhimin e madh të SHKK për t’i zbatuar ato, si mënyra më e mirë për të garantuar rehabilitim, reintegrim dhe përspektivë për të dënuarit pas lirimit të tyre”, thuhet në fund të njoftimit nga ShKK./Arbresh.info

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Ndërprerje të furnizimit me ujë të pijes sot në qytetin e Prizrenit

KRU "Hidroregjioni Jugor" ka njoftuar se me rastin e...

Muzeu i Nënë Terezës në Prizren hyn në fazën e funksionalizimit, data e hapjes caktohet pas zgjedhjeve

Muzeu i Nënë Terezës në Prizren së shpejti pritet...

Parashikimi i motit për javën e ardhshme, IHMK: Kufizoni daljet gjatë mjegullës, pritet të bjerë cilësia e ajrit

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë javës...

Plagosen dy persona në parkingun e një pike shitje të derivateve tek Tranziti i ri në Prizren

Dy persona janë plagosur sot në Prizren nga arma...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort