Marrëveshja dypalëshe mes Shqipërisë dhe Italisë për strehimin e emigrantëve është aktivizuar përsëri, pas një ndërprerje mbi dy mujore.
Anija ushtarake italiane “Casiopea”, e nisur të premten nga ishulli Lampeduses, ka mbërritur këtë të martë në portin e Shëngjinit.
- Reklama -
Në bordin e anijes ndodhen 49 emigrantë të paligjshëm me Kombësi nga Egjipti, Bangladeshi, Bregu i Fildishtë si dhe nga Gambia.
Anija ishte parashikuar të mbërrinte mëngjesin e së hënës së 27 janarit, por për shkak të një defekti që pësoi.
Ky është kontingjenti i tretë i emigrantëve të paligjshëm që mbërritën në Shqipëri.
/GazetaSinjali/
- Reklama -