Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren ka shënuar rritje për 1864 vende më lart në ranglistën ndërkombëtare Webometrics, krahasuar me korrikun e vitit 2024.
Sipas njoftimit nga universiteti, ky sukses në këtë ranglistë është dëshmi e reformave dhe zhvillimeve që kanë ndodhur gjatë muajve të fundit.
“Ky avancim tregon një përpjekje të vazhdueshme për të fuqizuar pozitën e universitetit në arenën globale, duke ofruar mundësi më të mira për studentët dhe stafin akademik. Përmirësimi në këtë ranglistë është dëshmi e reformave dhe zhvillimeve që kanë ndodhur gjatë muajve të fundit. Kjo rritje në ranglistën Webometrics jo vetëm që e bën Universitetin “Ukshin Hoti” më konkurrues në rajon, por gjithashtu kontribuon në përmirësimin e imazhit të arsimit të lartë në Kosovë”, thuhet tutje në faqen zyrtare të universitetit.
- Reklama -