Home LAJME Presidenca e Kosovës mbështet nominimin e Feride Rushitit dhe QKRMT-së për çmimin Nobel për Paqe

Presidenca e Kosovës mbështet nominimin e Feride Rushitit dhe QKRMT-së për çmimin Nobel për Paqe

0
Presidenca e Kosovës mbështet nominimin e Feride Rushitit dhe QKRMT-së për çmimin Nobel për Paqe

Presidenca e Republikës së Kosovës ka uruar dhe mbështetur nominimin e Feride Rushitit dhe ekipit të Qendrës Kosovare për Rehabilitimit të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT) për çmimin Nobel për Paqe.

“Organizata QKRMT, është mbështetur dhe përkrahur në vazhdimësi nga Presidenca e Kosovës, si dhe, ndër vite, ka qenë ndër partnerët kryesor në organizimin e Forumit ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë e po kështu në avancimin e kësaj agjende në Kosovë. Kjo organizatë, jo vetëm që ka kontribuar në procesin e rehabilitimit të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë, por kanë luajtur rol kyç në ndërtimin e politikave që mbështesin përmirësimin e mirëqenies dhe statusit të kësaj kategorie në shoqërinë tonë.”, shkruan ndër të tjerash Presidenca në Facebook.
Tutje, Presidenca ka falënderuar deputetin suedez, Magnus Jacobsson, i cili ka dorëzuar propozimin tek Komiteti Nominues i çmimit Nobel për Paqe.
Ndërkaq, para disa ditësh, drejtoresha e Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës, Feride Rushiti deklaroi se nominimi për çmimin Nobel për Paqe për të dhe për organizatën që e drejton është një vlerësim për Kosovën dhe kauzën për të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës.

 

 

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here